kushtet e Imanit Drucken E-Mail

Shartet e imanit

 

Secili musliman dhe muslimane duhet bindshëm t'u besojë gjashtë të vërtetave të besimit, të cilat quhen shartet e imanit, dhe ato janë:

AMENTU BIL-LAHI - Unë besoj Zotin xhel-le shanuhu,
VE MELAIKETIHI - Unë besoj meleqt (engjujt) e Zotit,
VE KUTUBIHI - Unë besoj kitabet (librat) e Zotit,
VE RESULIHI - Unë besoj të dërguarin e Zotit,
VEL-JEVMIL-AHIRI - Unë besoj Ditën e Gjykimit,
VE BIL-KADERI HAJRIHI VE SHERRIHI MINALL-LLAHI TEALA - Unë besoj se gjithçka që ndodh, ngjan me dëshirën dhe caktimin e Zotit.

 

Të vërtetat themelore të fesë islame duhet besuar binshëm dhe duhet të njihen mirë. Kush nuk i di dhe nuk i beson të gjashtë të vërtetat e besimit islam, ai nuk mund të jetë musliman. Mu për këtë edhe quhen shartet e imanit, që paraqesin kushte të domosdoshme për të qenë musliman apo muslimane.

Për të mësuar më shumë për shartet e imanit, ju preferojmë që të shtypni mbi lidhjet që gjenden në anën e majtë të faqes.

 

 

Sharti i parë        

 

AMENTU BIL-LAHI - TË BESUARIT NË ZOTIN XHEL-LE SHANUHU

 

Themelimi i besimit islam është besimi në një të vetmin Zot, Allahun xhel-le shanuhu, Krijuesin e botës. Kush beson bindshëm në ekzistencën e Allahut xh.sh., Krijuesin e gjithçkahit që e shohim, ai doemos është besimtar i mirë, e njëherit edhe njeri i mirë.

Kurë dimë se na ka krijuar Allahu xh.sh. dhe na ka pajisur me shumë të mira, duke na e dhënë shëndetin dhe mendjen, që të mund të punojm, jetojmë dhe gjithmon të përparojm në jetë, atëher doemos mbi të gjitha ta duam Allahun xh.sh. dhe ti jemi mirënjohës për dhuratat e Tija. Përveç kësaj, ne patjetër duhet të punojmë gjithëçka që Ai na ka urdhëruar, kurse duhet të largohemi prej asaj, që Ai na ka ndaluar.

Pasi mendja jonënuk është në gjendje që plotësisht ta kuptoj dhe ta njhë qenien e Allahut xh.sh., ne atë e besojmë në bazë të cilësive (sifateve) të Tija, të cilat janë katërmbdhjetë:

 

Cilësit e All-llahut xh.sh. janë:

Zot ka dhe ekziston - VUXHUD,
Zoti është një - VAHDANIJJET,
Zoti është i përhershëm, s'ka fillim - KIDEM,
Zoti është i përhershëm, s'ka mbarim - BEKA,
Zoti nuk i përngjanë askujt - MUHALEFETUN LIL-HAVDISI,
Zoti ekziston nga vetvetiu s'është i nvarur prej askujt - KIJAMUN BI NEFSIHI,
Zoti jeton në jetën e Tij të përhershme - HAJAT,
Zoti di gjithçka - ILM,
Zoti dëgjon çdo gjë - SEM,
Zoti sheh gjithçka - BESAR,
Zoti me dëshirën e vetë bënë çdo gjë - IRADET,
Zoti është i plotfuqishëm - KUDRET,
Zoti fol me të folurit e Vet hynor - KEMAL,
Zoti çdo gjë shpikë dhe zhduk - TEKVIN.

Emri i Zotit është Allah.

Kur emri i Zotit përmendet, dmth. kur shqiptohet emri Allah, duhet thënë: >>Xhel-le shanuhu<<, shkurtimisht shkruhet xh.sh. (që do të thotë: i Lartësuari). Në këtë mënyr, ne i bëjmë nderim këtij emri të madh.

 

I Plotëfuqishmi Allahu xh.sh. të gjitha cilësitë e veta i ka përmendur në Kur'an. Kurse cilësitë e Veta kryesore i ka theksuar në surën >>Ihlas<<, ku thuhet:

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

KUL HUVALLAHU EHAD. ALLAHUS-SAMED, LEM JELID, VE LEM JULED, VE LEM JEKUN LEHU KUFUVEN EHAD.

 

Përkthimi:

 

Në emër të Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit,

Zoti është një.

Zoti është SUndues i pakufizuar,

vetëm Atij duhet drejtuar.

Nuk ka lind askend, as është i lindur.

Atij askush nuk i përngjet.

Allahu xh.sh në shumë vende, në Kur'an e thërret njeriun që të vërej dhe të të studijoj natyrën, ligjet dhe dukuritë e saja, e në këtë mënyr do të arrijë deri te njohja dhe përfundimi se ekziston Krijuesi i Plotëfuqishëm.

Me të vërtetë , gjithçka që shohim në tokë dhe qill në mënyr të përsosur është regulluar dhe çdo gjë është në shërbim të qëllimeve të veta. Të gjitha zhvillohen dhe lëvizin në rend dhe harmoni të plotë sipas ligjeve të caktuara pa u vonuar aspak.

Mendimet rreth tyre na çojnë në përfundim se ekziston një Fuqi e Lartë, e cila të gjitha këto i drejton dhe sundon, e Ai është i Plotëfuqishmi Allahu xh.sh.

 

Sharti i dytë        

 

VE MELAIKETIHI - TË BESUARIT NË MELEKTË E ZOTIT

 

Melektë (engjujt) janë krijesa të padukshme. Zoti xh.sh. ato i krijoi nga nuri (drita) dhe u caktoi detyra të veçanta. Ato nuk jetojnë sikur njerëzit, sepse nuk hanë, nuk pinë, nuk gabojnë, as që kanë ndë ëndje, e me kënaqësi i kryejnë detyrat e veta! Zoti xh.sh. u ka dhënë melekve aftësi të madhe që ti kryejnë detyrat e veta në tokë e në gjithësi.

Ne nuk dimë se ç'formë kanë melektë dhe sa janë. Dimë vetëm emrat e disave dhe ç'farë detyrash kanë, si: Xhebraili, Mikaili,Azraili, Israfili dhe melektë e quajtur >>Kiramen Katibin<<. Xhebraili ua ka sjellur shpalljen të dërguarve të Zotit xh.sh., Azraili ka detyra të caktuara me rastin e ndarjes së shpirtit prej trupit, kurse >>Kiramen Katibinët<< e përcjellin njeriun, e sjellin mendime të mira dhe i shkruajnë veprat e tij.

Duhet ditur, se ekziston një qenie e padukshme, e cila e rrëmben idenë njerëzore dhe njeriun e shpie kah e keqja. Ai është shejtani (djalli), të cilin i Plotëfuqishmi Allahu xh.sh. e mallkoi për shkak padëgjushmëris. secili musliman e muslimane duhet të ruhet nga shejtani i mallkuar, të luftojë kundër tik duke punuar vepra të mira, e duke u larguar nga ato të këqijat të cilat shejtani i sjell dhe i nxit.

Nga shejtani i mallkuar më së lehti shpëtojmë kur e shprehim fjalën: EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM - (E lusë Zotin të më ruaj nga shejtani i mallkuar!).

Gjithashtu kur dëshirojmë që puna t'na jetë e dobishme dhe me hajr, e gjatë kryerjes t'na pëcjellë ndihma dhe mëshira e Zotit, duhet ta fillojmë atë punë me fjalët: BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM - (Në emër të Allahut, Bëmsit të përgjithshëm, Mëshiruesit!).

Të shprehurit e >>Besmeles<< na ka porositur pejgamberi jonë i dashur Muhammedi alejhis-selam

 

Sharti i tretë        

 

VE KUTUBIHI - TË BESUARIT NË KITABET E ZOTIT

 

Sharti i tretë i imanit është të besuarit në kitabet (librat) e Zotit. Kitabet e Zotit janë shpalljet e Zotit. Shpalljen të dërguarve të Zotit ua solli meleku Xhebraili, kurse në to ka udhësime, këshilla, lutje dhe rregulla mbi jetën dhe punën e njerëzve.

Janë të shpallur katër kitabe të mëdha: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur'ani.

Tevrati i është shpallur Musait alejhis-selam, Zeburi i është shpallur Davudit a.s, Inxhili i është shpallur Isait a.s dhe Kur'ani i është shpallur Muhammedit alejhis-selam.

Përveç këtyre katër librave të mëdha janë shpallur edhe përmbledhje të vogla rregullash, të cilat quhen suhufe.

Ne besojmë se të gjitha kitabet e Zotit janë shpallu nga Allahu xh.sh. Të gjitha kanë predikuar besimin në një Zot, në Ditën e Gjykimit dhe përgjegjësinë e çdo njërit ndaj Allahut xh.sh. Të gjitha kitabet kanë urdhëruar njerëzit që të sillen mirë dhe në mes veti të ndihmohen dhe ruhen. Dallime ka pasur vetëm në dispozitat e jetës shoqërore, sepse njeriu dhe shoqëria njerëzore vazhdimisht është zhvilluar e sipas jetës shoqërore kanë ndryshuar dhe rregullat e saja.

Kur njerëzimi është ngritur në një shkallë më të lartë të zhvillimt Allahu xh.sh. e dërgon shpalljen e fundit, Kur'anin e lartë.

KUR'ANI I MADHËRUESHËM

Kur'ani është libri i fundit i Zotit xh.sh. Ai i është shpallur Muhammedit a.s., si udhërrëfyes për njerëzimin deri në Ditën e gjykimit.

Kur'ani është i shpallur në gjuhën arabe. Shpallja ka zgjatur njëzet e tre vjet, trembëdhjet vjet në Mekke kurse dhjetë në Medine.

Kur'ani përmban 114 kaptina (sure), me 6638 ajete. Ai është i tubuar në një përmbledhje e cila quhet Mus'haf.

 

Dispozitat e Kur'anit do të vlejnë deri në Ditën e kijametit.

 

Ne jemi të detyruar ta mësojmë dhe studijojmë Kur'anin si dhe t'i zbatojmë në jetë dispozitat e tij.

 

FATIHA

 

Kaptina e parë në Kur'an është Fatiha, e cila shqiptohet:

 

BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

EL-HAMDU LIL-LAHI RAB-BIL-ALEMIN. ERR-RRAHMANIRR-RRAHIM. MALIKI JEVMI-DIN. IJJAKE NA'BUDU VE IJJAKE NESTE'IN. IHDINES-SIRATAL-MUSTEKIM. SIRATAL-LEDHINE EN'AMTE ALEJHIM, GAJRIL-MAGDUBI ALEJHIM, VE LED-DALIN. (Amin).

Përkthimi:

>>Në emër të Allahut, Bëmirësit të përgjishëm, Mëshiruesit!<<.

Falënderimi (i qoftë) Allahut, Krijuesit të të gjitha botërave! Bëmirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit! Sunduesit të Ditës së gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! Na udhëzo neve në rrugë të drejtë! Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin dhe jo në të atyre që je i zemruar dhe të cilët kanë humbur! (Aminë!)

 

Sharti i katërt        

 

VE RESULIHI - TË BESUARIT NË PEJGAMBERËT E ZOTIT

Të dërguarit e Zotit xh.sh. (pejgamberët) janë njerëz të zgjedhur, të cilëve Allahu xh.sh ua çoi shpalljen e Vet për t'ua treguar dhe sqaruar njerëzve. Pejgamberë të Zotit xh.sh. ka pasur shumë sa që nuk mund t'i numërojmë e as emrat e tyre nuk i dimë. Në Kur'an janë cekur emrat e 25 pejgamberëve, ndër ta më të dalluar janë: Ademi, Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isai dhe Muhammedi a.s.

 

CILËSIT E PEJGAMBERVE TË ZOTIT

 

Të gjithë pejgamberët e Zotit kanë qenë njerëz të zgjedhur. Ata kanë qenë të besueshëm, të mençur, të drejtë dhe në pikëpamje kanë qenë shembull për njerëzit e tjerë. Janë dalluar nga njerëzit e tjerë me këto cilësi: Sidk, Emanet, Teblig, Ismet dhe Fetanet.
Sidk - kanë folur vetëm drejtë,
Emanet - kanë qenë plotësisht të sigurt e të besueshëm,
Teblig - shpalljen e Zotit ia kanë shpjeguar njerëzisë saktësisht,
Fetanet - kanë qenë të mençur dh të zgjedhur.

Pejgamberi i parë është Ademi a.s. Ai njëherit është njeriu i parë në ruzullin e tokës. Prej tij dhe gruas së tij, hazreti Havës, rrjedh e gjithë origjina njerëzore.

Pejgamberi i fundit është Muhammedi a.s. Pas tij nuk dot ë vijë asnjë pejgamber tjetër, ashtu siç nuk do të vijë as shpallje tjetër pas Kur'anit.

Kur përmendet emri i ndonjë pejgamberi të Zotit, duhet thënë: >>Alehisselam<< (Zoti e shpëtoftë atë!). Kjo shkurtimisht shkruhet a.s

 

Sharti i pestë        

 

VEL-JEVMIL-AHIRI - TË BESUARIT NË DITËN E GJYKIMIT

Dita e Gjykimit është ajo ditë, kur njerëzit do të përgjigjen përpara Allahut xh.sh., për veprat e veta të cilat i kanë bërë në këtë botë. Atë ditë, secili njeri do t'i ketë parasysh veprat e veta, të mirat dhe të këqijat, e do t'i gjykojë Gjykatësi më i drejtë - Allahu xh.sh. Kështu që edhe ata, që në këtë botë u kanë ikur dënimeve për punët e veta të këqija, do të dalin përpara gjygjit të Allahut xh.sh dhe me të drejtë do të gjykohen. Kushë punon vepra të mira do të shpërblehet me xhennet (parajsë), e kush punon vepra të këqija do të dënohet me xhehennem (ferr) - nëse Allahu xh.sh. nuk ia fal. Prandaj, duhet të përpiqemi të bëjmeë punë të miradhe kështu ta meritojmë dhe të arrijmë kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut xh.sh.

Xhenneti është vendnë botën e ardhshme, ku besimtarët gjithmonë do të jetojnë. Xhehennemi gjithashtu ëhtë vend në botën e ardhshme, ku gabimtarët do ta vuajnë dënimin e vet sipas peshës së gabimeve të tyre - nëse atyre Allahu xh.sh. nuk ua fal.

Se kur do të jetë Dita e gjykimit, nuk e di askush përveç Allahut xh.sh.

TEVBJA - PENDIMI

 

Përkundër ruajtjes nga gjynahet (mëkatet), njeriu përsëri mund të gabojë. Në këtë rast, ai duhet t'i drejtohet Allahut xh.sh. sinqerisht i penduar, duke kërkuar falje. Këtë mund ta bëjë me këta fjalë: >>O Allah i lartësuar! Me të vërtetë unë pendohem për gabimet e mija, të cilat me apo pa vetëdije i kam bërë. Do të kujdesem që më të mos gaboj. Kurse Ty, o Allah, të lus që të më falish! Eshhedu en la ilahe il-lellah, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu!<<

 

Sharti i gjashtë

Besimi në Kada Kaderin e Allahut, vendimin dhe përcaktimin e Tij!

Allahu subhanehu we teala me diturinë e Tij hyjnore ka caktuar që nga Ezeli për ndoshitë dhe ardhmëtinë e secilit nga krijesat e Tij! Duhet patur kujdesë në interpretimin e vebdimit të Allahut s.w.t., dhe mos mendohet se Allahu me vendimin e Tij i obligon njerzit për kryerjen e veprave në natyrë për të cilët më vonë do t`i marrë në përgjegjsi. Ai ka shënuar këta vepra të cilat i kryen njeriun me dëshirën e tij dhe me lejen e Allahut s.w.t

Zuletzt aktualisiert ( MONDAY, 30 MARCH 2009 09:53 )