XHAMIA
| Imami |
|
|
|
Jam i lindur më 02.01.1974 në një fshat i thirur Neproshten-komuna e Tetovës, i cili shtrihet në veriperendim të Maqedonisë.Shkollën fillore e mbarova në të njëjtin fshat e tetëvjeçaren në një fshat tjetër-Sllatinë, i cili largonte 2 km. nga ai i yni.Shkollën e Mesme Theologjike-Islame e mbarova në Shkup e cile zgjati plot 4 vite. Pasi rridhnja nga një familje gurbetçare dhe pak a shumë e pasur (Babau kish punuar disa vite në Gjermani e tashmë në Zvicër) kështuqë më përmbante materialisht për të vazhduar studimet edhe më lartë. Në Maqedoni nuk kishte fakultete Theologjike Islame kështuqë u detyrova të zgjedh ndonjë nga shtetet Arabe. Rastet ishin që studjoja në Kairo-Egjypt, Medine-Arabinë Saudite apo Tunis.Meqë kisha disa të njohur nga ish studentët e Kairos kërkova informata dhe më këshilluan që të mos zgjedh vend tjetër edhe interesimi im personal për historinë e Egjyptit bëri që të vendos për këtë vend dhe mu ashtu u bë. Më 15 Shtator 1992 u lëshua Aeroplani në Aeroportin e Ri të Kairos i cili mbante me vehte edhe disa student tjerë pos meje. Drejtimin të cilin e zgjodha ishte “ Filozofia dhe Akaidi “Pasi gjuha Arabe për mua ishte e pa njohur u detyrova që të ndjek kurse të gjuhës dhe në të njëjtën kohë tentoja të mësojë për në fakultet. Sidoqoftë pas një viti kurs dhe 5 vite studime erdhi edhe viti1998 kur në Univerzitetin “ Al-Azhar ” u shënua edhe një i diplomuar i ri me emrin Bekim-Sadush Alimi. Vetëm një muaj më vonë u ktheva në Maqedoni ku edhe u martova. Pasiqë e shoqja dhe familja e saj jetonin dhe punonin në Zvicër mu dha edhe mua i njëjti rast.Që nga Shtatori i `98 gjendem në Zvicër ku që nga fillimi isha i mendimit se njeriu ku jeton dhe punon duhet edhe të dijë të komunikon, gjë e cila më obligoi të ndjek edhe kurset e gjuhës Gjermane, gjë që më mundësoi pas një viti e gjysëm të mund të inkuadrohem si përkthyes zyrtarë i kantonit të St.Gallen –it. Momentalisht jam Imam i xhamisë së Wil-it dhe Ligjerues fetar (Religionslehrer) në shkollat e Wil-it. Në mars të vitit 2004 përfundova me studimet e shkallës së tretë (Magjistraturën) në Univerzitetin Amerikan me seli në Kairo. Përpjekjet e mia të tanishme janë, për regjistrimin e doktoraturës në univerzitetin e Bern-it. Aktivitetet: Krahas punës sime të rregullt si mësues në shkolla dhe imam, jam edhe nënkryetarë i bashkësisë islame të gjith qendrave islame në Zvicrën lindore.Pjesmarës në tryezën e rrumbullakët të feve, përfaqsues i muslimanëve.Anëtarë i shoqatës musliane-krishtere në Zvicër, nga e cila kërkohen të drejtat e muslimanëve në formë zyrtare nga qeveria.
|
| Zuletzt aktualisiert ( WEDNESDAY, 08 APRIL 2009 07:25 ) |


Mr.