NEWS

Facebook

TV Xhamia-Wil

Prayer Times

User



Online


Vatrja Familjare Drucken E-Mail

(KUSHTUAR XHAMISË SHQIPTARE)
(WIL, ST. GALLEN, ZVICËR)


Erdhëm këtu me torba n’dorë
Ishte fortunë me shi dhe borë,
Kur korbat e zi shkelën me kambë
Çdo pëllambë të tokës amë.

Ne nuk e harruam se kush jemi
Nënën dhe babanë musliman i kemi,
Kështu do jetojmë në këtë jetë
Do jetojmë n’Islam, në fenë e Vërtetë.

Këtë fe të Vërtetë ne e pranuam
E pranuam me bindje, me te jetuam,
Me te do jetojmë edhe n’ardhmëri
Sepse kjo fe është shpëtim, është stoli.

Allahu i madhërishëm është Dritë mbi Dritë
Tërë Gjithësinë Ai e ndritë natë e ditë,
Ne çdo ditë e përkujtojmë me falënderime
Në vazhdimësi e falënderojmë me lavdime.

E falënderojmë Allahun që na udhëzoi
Xhaminë në Wil ta ndërtojmë na mundësoi,
Xhaminë e bukur muslimane – shqiptare
Një vatër bujare me ngrohtësi familjare.

Këtu dëshmojmë se Allahu është Një
Nuk ka zot tjetër përveç Tij,
Dëshmojmë Muhammedin si i dërguar i Tij,
Më i dashuri i Allahut, por si neve njeri.

Xhamia në Wil – vend adhurimi
Shkollë e urtësisë, vend pastrimi,
Ku pastrohet zemra, pastrohet shpirti
Kthjellohet mendja, lartësohet virtyti.

Edhe pas nesh me këtë Xhami do mburren
Sepse ajo do përhapë dritën – kulturën,
Do të mbetet burim i dashurisë, mbarësisë
Një vatër familjare e mbarë shqiptarisë...

Mexhid YVEJSI, Gjakovë,
10 Safer 1433
4 Janar 2012